English

Kryeministri belg heq dorë nga anulimi i vizitës në Shqipëri

Bruksel, 15 shkurt NOA- Kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës,Zves Leterme ka vendosur të heqë dorë nga anulimi i vizitës zyrtare në Shqipëri,akt që e lajmëroi sot pak orë pas aksidentit në Belgjikë ku 20 vetë gjetënvdekjen në një aksident hekurudhor.

Burime pranë kryeministrit shqiptar i thanë sonte agjencisëNOA se nesër në mëngjes, e martë, në orën 09.30, kryeministri belg do të mbërrijënë kryeqytet.

Mësohet se një takim kokë më kokë do të zhvillohet për afrogjysmë ore në kryeministri dhe më tej do të kryhet dhe një takim zyrtar mesdelegacioneve të të dy vendeve.

Pak para mesdite, shefi i qeverisë belge do të pritet edhenga presidenti i Republikës Bamir Topi.

Kurse një drekë zyrtare e pret më pas kryeministrin e mbretërisësë Belgjikës, shtruar nga Berisha në vilën nr 30.

Rreth orës 14.30 të ditës së martë, shefi i qeverisë belgedo ti japë fund vizitës zyrtare njëditore në Shqipëri.

e.r/NOA

KOMENTE