Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Tryeza e Topit nuk negocion vendimet e gjykatave
English

Meta: Tryeza e Topit nuk negocion vendimet e gjykatave

Tiranë, 15 shkurt NOA - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta tha sot se tryeza e Presidenti të Republikës nuk mund të shqyrtoj çështjen e hapjes së kutive.

Në një konferencë për shtyp, Meta vlerësoi rolin e Presidentit Topi dhe u shpreh se ishte dakord me qëndrimin e bërë publik nga kryeministri Berisha për kërkesat e opozitës.

"Unë dua të përshëndes qëndrimin shumë konstruktiv të kryeministrit Berisha, të mbajtur në tryezën e organizuar nga Presidenti Topi me kryetarin e Partisë Socialiste zotin Rama", u shpreh Meta.

Ai theksoi se qëndrimi i kryeministrit Berisha ka qenë i hapur, duke i kërkuar lidershipit të Partisë Socialiste që të listojë të gjitha pretendimet.

Por nga ana tjetër, ministri i Jashtëm, njëherësh dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka theksuar se çështja e hapjes së kutive nuk mund të diskutohet, duke qenë se ky problem ka të bëjë me gjykatat.

Në këtë drejtim ai u shpreh se të gjitha "pretendimet e opozitës mund ti hetojë komisioni parlamentar hetimor".

xh/NOA

KOMENTE