Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis procesi kundër Albin Kurtit në gjykatë
English

Nis procesi kundër Albin Kurtit në gjykatë

Prishtinë, 15 shkurt, NOA - Në gjykatën e Prishtinës fillon sot procesi gjyqësor kundër liderit të "Vetëvendosjes", Albin Kurti, i cili ka deklaruar se nuk do të paraqitet para tij. Akuza e ngritur ndaj tij nga EULEX është ajo e organizimit të një turme duke "penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, si dhe për thirrje në rezistencë me forcë ose me kërcënim të rëndë më në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007".

Gjatë kësaj proteste, dy nga protestuesit, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, mbetën të vrarë nga shkrepja e plumbave prej policëve të UNMIK-ut për t'i shpërndarë ata.

Ndërkaq, Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj liderit të "Vetëvendosje"-s, Albin Kurti ka kërkuar sot që procesi gjyqësor i rihapur nga EULEX-i, të mbyllet sepse ky proces dëmton funksionimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë.

Ky Këshill i përbërë nga 40 organizata joqeveritare, gjatë një konference për media, ka bërë të ditur se këto kërkesa për mbylljen e procesit ndaj Kurtit, do t'ua adresojë edhe institucioneve më të larta të Kosovës.

Duke folur në emër të këtij Këshilli, Valon Murati tha se apeli do t'u drejtohet edhe institucioneve ndërkombëtare duke thënë se ky është proces i montuar politik. n.e/NOA

KOMENTE