Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Palestinezët në stilin e Avatar kundër Murit të Turpit
English

Palestinezët në stilin e "Avatar" kundër "Murit të Turpit"

Jerusalem, 16 shkurt, NOA - Protestuesit palestinezë protestuan duke imituar karakteret e filmit hit "Avatar" kundër "Murit të Turpit", ndërtuar për të ndarë tokat e pushtuara palestineze në Uest Bank. Qindra demonstrues palestinezë, janë plagosur e vrarë në përleshjet gjatë viteve të fundit në protestat për tokat e tyre të okupuara nga Izraeli.

Aktivistë palestineze të veshur si karakteret Na'vi nga filmi Avatar, ditë më parë marshuan në fshatin Bilin për të protestuar kundër Izraelit. Përballë asaj që ata e quajnë, "Muri i Turpit- Wall of Shame" ndërtuar për të ndarë tokat e pushtuara palestineze në West Bank.

Protestuesit, kishin pikturuar veten në ngjyrën blu, që të imitonin karakteret e filmit hit të këtij viti "Avatar".

Protesta përballë murit "Wall of Shame" erdhi një ditë pasi Izraeli ka filluar të punojë mbi rikonstrukturimin e një pjese të murit të tij të diskutueshëm, pas një urdhri të Gjykatës së Lartë të Tel Avivit.

Demonstruesit të cilët gjithashtu mbanin paruke me flokë të gjatë dhe të lyer gjithë trupin me ngjyrë blu, kanë protestuar kundër ndërtimit të murit afër fshatit Bilin, një fshat i ndarë në dy pjesë, njëra u përket palestinezëve, ndërsa pjesa tjetër izraelitëve.

Ata qëndruan disa orë duke protestuat para forcave të shumta ushtarake izraelite që u vendosën përballë protestuesve duke gjuajtur me plumba gome dhe gaz lotsjellës.

Në vendimin e saj, gjykata izraelite tha se dy fshatrat u ndanë me mur sepse fshatarët e njërës anë (Izraelit) kishin qenë gjoja të diskriminuar nga vendasit.

Megjithatë, me vendimin e Izraelit nuk pajtohet Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) në Hagë, e cila më datë në 9 korrik 2004, tha se "Muri i Izraelit" në West Bank, është ndarje, që duhet të shkatërrohet.

Palestinezët e zhvilluan këtë protestë duke i referuar filmit hit Avatar, për të denoncuar murin e turpit ose si një "aparteid" dhe e konsiderojnë atë si asgjë më shumë se një kapje tokës nga ana Izraelit për të ndihmuar ëndrrën e tyre ekspansioniste për zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

NOA-INA

KOMENTE