Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reshjet e borës bllokojnë 12 komuna në Korçë
English

Reshjet e borës bllokojnë 12 komuna në Korçë

Korçë, 15 shkurt, NOA - Reshjet e borës dhe të shiut, gjatë dy ditëve të fundit, kanë shkaktuar probleme serioze në rrugën nacionale dhe në komunat e qarkut të Korçës. Policia e këtij qarku bënë të ditur se janë të paktën 12 komuna, të cilat si pasojë e reshjeve të borës dhe shkarjeve të dheut kanë mbetur të bllokuara.

Sipas policisë dhe strukturave të emergjencës, rrugët nacionale Korçë-Pogradec-Devoll-Ersekë janë të kalueshme me zinxhirë për automjetet.

Të bllokuara komunat janë komunat Voskopojë, Lekas,Vithkuq, Dardhe, Liqenas dhe fshatrat e zonave për rreth.

E njëjta situatë paraqitet dhe në qytetin e Pogradecit. Sipas policisë, rrugët Pogradec- Qaf Thane, Qaf Plloçë drejt Korçës të kalueshme me zinxhirë. Gjithashtu në zonën e Mokrës janë të bllokuara.

Sipas policisë edhe në Devolli, rrugët nacionale Bilisht, Korçë dhe Bilisht Kapështicë janë të kalueshme me zinxhira. Po sipas policisë, e njëjta situate është në të gjitha komunat e rrethit Devoll dhe në komunat e Ersekës. Rrugët nacionale Ersekë-Korçe dhe Erseke-Leskovik janë të kalueshme me zinxhirë. Dhe komunat Çlirim, Mollas, Nevosele, Barmash, komuna Leskovik janë të bllokuara.

xh/NOA

KOMENTE