Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkupi si Belfasti
English

Shkupi si Belfasti

Shkup, 15 shkurt, NOA - Opinioni publik në Maqedoni ka reaguar ashpër ndaj projektit "Shkupi 2014", i cili u promovua ditë më parë nga komuna Qendër e Shkupit dhe Ministria e Kulturës. Sipas qytetarëve, ekonomistëve, arkitektëve, politikanëve, qëllimi i pushtetit që ta ndryshojë pamjen e qytetit të Shkupit ka hapur çështje etnike dhe fetare.

Analisti dhe publicisti, Njazi Muhamedi thotë se Shkupi pas katër viteve do të jetë një qytet i ndarë, i cili do t'i ngjajë Belfastit.

Sipas tij, nga njëra anë do të jenë përmendoret e maqedonasve ndërsa nga ana tjetër ato të shqiptarëve.

Muhamedi ka theksuar në Maqedoni po instalohet një gjeografi kulturore në bazë të së cilës sipas tij po mbillet historia maqedonas në sheshin e Shkupit.

"Këtu kemi edhe figura kontraverse të historisë maqedonase si Nikolla Karev apo Goce Dellçev, sepse nuk është e prerë se ata u takojnë bullgarëve apo maqedonasve. Ato njëherë do të vendosen dhe nuk mund të shkulen kur do ti teket dikujt. Mendoj se do të ketë reagime edhe nga bullgarët. Ne si shqiptarë duhet të kemi kujdes dhe të mos biem pre e diskursit politik maqedonas se çfarë duam. Pse lihet në harresë dhe heshtje trashëgimia ilire, e cila na takon neve si mbreti Justinian, Skupi i vjetër, etj", ka theksuar Muhamedi.

Në mënyrë simbolike ndarjen e Shkupit e ka paraqitur edhe Lëvizja Zgjohu. Kjo lëvizje të shtunën kishte ngritur një mur të improvizuar në mes të Urës së Gurit, i cili u rrënua në mënyrë simbolike, për të shprehur revoltën kundër projektit siç theksuan ndarës "Shkupi 2014".

"Projekti Shkupi 2014 ndërton mure si ky mur që e kemi pas shpine në mes të Urës së Gurit dhe ne të rinjtë, shqiptarë dhe maqedonas, jemi të kundër ndërtimit të mureve për të ndarë qytetin në dy anë, për ti ndarë komunitetet etnike dhe për ti ndarë bashkësitë fetare duke rrezikuar bashkëjetesën dhe harmoninë qytetare. Andaj jemi tubuar këtu në Urën e Gurit, që paraqet një simbolin e bashkëjetesës. dhe tolerancës midis kombeve dhe feve", ka theksuar përfaqësuesi i "ZGJOHU!", Bekim Hoxha.

Kohëve të fundit janë evidentet skenarët dhe fjalori sa më i zëshëm nacionalist dhe populist në trajtimin e realitetit politik në Maqedoni. Kjo skemë po funksionon edhe në rrafshin institucional, ku si bartës i kësaj duket kryeministri Nikolla Gruevski, i cili me realizimin e projekteve të njëanshme qeveritare, po shfaqet si një nga kryeministrat më të predozuar nacionalist që nga fillimi i tranzicionit demokratik në Maqedoni.

Enciklopedia Maqedonase, projektet e kishave, botimeve shkencore maqedonase, gërmimeve seleksionuese dhe speciale arkeologjike, imponimi i gabuar i strategjisë për mësimin e maqedonishtes nga filloristët shqiptarë, projektet seleksionuese qeveritare që janë disproporcionale me projektet që duhet të realizohen për bashkësitë e tjera etnike, gjegjësisht shqiptarët janë faktet e këtij realiteti, që shtrojnë të vërtetën e politikës së rrëmbyer nga kthetrat e nacionalizmit.

NOA-INA

KOMENTE