Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhi arkën e xhamisë, paditet nga roja
English

Vodhi arkën e xhamisë, paditet nga roja

Korçë, 15 shkurt, NOA - Një 18 vjeçar nga Devolli është paditur nga roja i xhamisë për vjedhjen e 7 mijë lekëve të reja. Komisariati i Policisë Devoll bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, por vetëm pas hetimeve dhe mbledhjes së provave është bërë e mundur nisja e procedimit penal, ne gjendje të lirë për autorin.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në datën 12 shkurt dhe 18 vjeçari me inicialet A.C, është kallëzuar në polici nga roja i xhamisë, Alqi Shaholli.

"Shaholli kallëzon se është vjedhur arka e xhamisë, ku janë marrë 7 000 lekë të reja". Policia sqaron se nga institucionet përkatëse janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale dhe materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

xh/NOA

KOMENTE