English

Berluskoni "thumbon" Leonardon

Milano, 18 Shkurt NOA - Presidenti i ekipit të Milanit Silvio Berluskoni ka dhënë dhe deklaratën e tij pas përfundimit të ndeshjes së kuq e zinjve me Manchester United e vlefshme për Champions League.

"Kjo është një skuadër mjaft e bukur e cila do të bënte gjithçka për të fituar, por kjo do të arrihej në qoftë se dikush do të bënte që ata të luanin", - një deklaratë tepër e fortë kjo e presidentit të Milanit ku ai ka thumbuar teknikut e tij brazilianin, Leonardo dhe e ka bërë këtë në një deklaratë e cila nuk ka pasur nënkuptime.

Kjo gjë do të ngatërrojë pak mendimet e Leonardos i cili do të gjendet në një presion të vërtetë pas këtyre fjalëve të Berluskonit i cili gjithmonë ka kërkuar që ekipi i tij të zhvillojë një lojë e cila të jetë e pëlqyeshme nga publiku.

r.b/NOA

KOMENTE