English

"Dancing with the stars" sjell Alexia-n në Tiranë

Më shumë foto te Galeria

Tiranë, 18 Shkurt NOA Update - Mbërrin në Shqipëri këngëtarja e famshme italiane Alexia dhe bashkë me të vjen edhe superproduksioni me shikueshmëri të lartë në disa vende të Evropës dhe më gjerë, "Dancing with the Stars", një patentë e BBC që do të transmetohet nga platforma dixhitale Tring dhe Vizion Plus.

Ky është një program që zbulon talente të reja në fushën e artit dhe ka pasur e vazhdon të ketë sukses në vende të ndryshme sidomos fqinjët tanë.

Burime zyrtare nga Vizion Plus, i thanë sot agjencisë NOA se ky program do të jetë ekskluzivitet i këtij televizioni dhe paketës tokësore dhe satelitore Tring TV.

Mësohet se mbrëmja e madhe gala e shfaqjes premiere te "Dancing with the Stars" do të zhvillohet këtë të enjte dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Vizion Plus në mbrëmjen e parë duke nisur nga ora 21.00.

Për këtë qëllim, mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë ka mbërritur këngëtarja e mirënjohur italiane Alexia e cila mbajti një konferencë për shtyp ku lajmëroi se do të jetë sot e ftuar speciale në mbrëmje e pranishme në natën e parë të çeljes së këtij reality show.

"Skenografia, prezantuesit, pjesëmarrësit, të ftuar specialë, kostumet, juria, numrat e kërcimit - përbejnë vetëm majën e ajsbergut në listën e detajeve që mund të përmendim dhe të gjitha do të gërshetohen në mënyrë të përsosur për të sjellë më shumë spektakël në një reality show gjithmonë e më shumë interaktiv", - thonë burimet nga televizioni që ka të drejtën e transmetimit të këtij produksioni.

Burimet thanë se "Dancing with the Stars", është një prodhim i Tring Digital në bashkëpunim me Vizion Plus dhe do të transmetohet si në Vizion Plus ashtu dhe në platformën televizive dixhitale Tring.

e.r/NOA

{youtube}8-7EmJX5Cs0{/youtube}

KOMENTE