English

Durrës-Shijak, dy gra helmohen dhe vdesin

Durrës, 18 Shkurt NOA - Vdekjen e dëshiruar kanë marrë dy gra në Durrës dhe Shijak pasi u vetëhelmuan me lëndë të forta toksike, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Viktima e parë u shënua sot në orën 06.00 të mëngjesit në Spitalin Ushtarak Tiranë pak orë pasi atje ishte dërguar nga familjarët në gjendje kritike, 56-vjeçarja nga Shijaku, D.G.

Mjekët thanë se depërtimi në organet vitale të helmit të llojit fotoksinë që 56-vjeçarja kishte pirë në dozë të mjaftueshme për të gjetur vdekjen, bëri që ajo të ikë nga kjo botë.

"Nga veprimet e para hetimore të kryera ne vendin e ngjarjes rezultoi se kjo shtetase kishte rreth 12 vjet që vuante nga depresioni nervor dhe rreth orës 05.00 të ditës së sotme ka kërkuar ndihmë duke u shprehur se ka pirë fostoksinë", - thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga drejtoria e Policisë së Durrësit.

Nga tërësia e veprimeve të para hetimore të kryera mendohet se vdekja e saj ka ardhur si pasoje e vetëhelmimit me fostoksinë.

Ndërkohë pak orë pas të parës, një tjetër grua, këtë radhë 59-vjeçarja S.G nga Sukthi i rrethit Durrës, u paraqit në Spitalin Ushtarak të Tiranës, rreth orës 11.00 në grahmat e fundit të jetës.

Me gjithë përpjekjen e bërë nga mjekët për ta mbajtur në jetë, kjo nuk ishte e mundur pasi fotoksina që gruaja kishte pirë, si një helm i fortë e kishte bërë punën e vet.

Policia tha se nga hetimet që kreu edhe mbi këtë ngjarje, 59-vjeçarja është vetëhelmuar me fostoksinë si pasojë e depresionit nervor, por gjithsesi, për të dy rastet, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjeve.

a.a/e.r/NOA

KOMENTE