Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Enver Petrovci mbërrin në Tiranë me Sonte jam vetëm
English

Enver Petrovci mbërrin në Tiranë me "Sonte jam vetëm"

Tiranë, 18 shkurt, NOA / Milena Selimi - Ka qenë më shumë aktor për publikun dhe shpesh i ftuar me sukses nga regjisorët shqiptarë. Këtë fundjavë do të jetë në teatrin e Metropolit si protagonist organizator me pjesën e tij "Sonte jam vetëm".

Për interpretim ka zgjedhur dy aktorë të rinj si Niada Saliasi dhe Ilir Tafa. Pjesa do të vijë në datat 20, 21, 27 dhe 28 shkurt, ora 20.00 në Teatrin e Metropolit.

I konfirmuar në Kosovë si aktor karriere, Enver Petrovci ka qenë i pranishëm për publikun shqiptar vetëm vitet e fundit. E kemi parë të angazhuar në disa shfaqje teatrale, por edhe në jo pak role filmike.

Këtë herë në Tiranë vjen si regjisor dhe do të prezantohet me dramaturgun e njohur francez, Andre-Pol Antoan (1892-1982) dhe veprën e tij dramatike "Sonte jam vetëm".

Duhet thënë se kjo shfaqje është testuar vitin e shkuar për herë të parë në publikun kosovar dhe në dy skena të ndryshme: në Teatrin e Babës dhe në teatrin "Dodona". Petrovci përmban shumë befasi për interpretimin por edhe konceptet e tij në artin e teatrit.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE