English

Gjendet i djegur një person në rrugën Tiranë-Elbasan

Tiranë, 18 Shkurt NOA - Një automjet është gjetur i djegur thuajse tërësisht para pak minutash në kilometrin e njëzeteshtatë të rrugës nacionale Tiranë-Elbasan por brenda tij, u konstatua dhe një trup i djegur.

Burime policore thonë se paraprakisht kanë pak të dhëna mbi këtë ngjarje që mendohet të ketë ndodhur më herët gjatë ditës së sotme.

Zbulimi i makinës së djegur dhe personit të vdekur nën zjarr brenda tij, u bë nga kalimtarë të zonës.

e.r/NOA

Vijon...

KOMENTE