English

Humbet Reali, i akuzuari kryesor është Kaka

Spanjë, 18 Shkurt NOA - Humbja e Realit të Madridit në ndeshjen e Chamipos League me Lionin ka patur kritika të shumta ku mbi të gjitha ato kanë qenë në drejtim të brazilianit Kaka i cili është dhe i akuzuari kryesor për këtë disfatë të madrilenëve.

Kritikat për të kanë qenë të shumta si nga shtypi spanjoll dhe ai italian ku e përditshmja "As" ka deklaruar se Kaka nuk ka ekzistuar fare në fushën e lojës.

Gjithashtu është shkruajr se ai është jashtë formës së tij dhe nuk ka marrë asnjë spunto në aksionet të cilat mund të krijoheshin nga Reali. Braziliani po kalon një moment vërtetë të vështirë në radhët e ekipit pasi sipas medieve spanjolle ai nuk ka rendimentin e duhur të lojës.

Pas të gjitha këtyre kritikave në adresë të tij braziliani nuk ka ndenjur në heshtje dhe ka thënë se humbja nuk ishte vetëm faji i tij pasi në këtë ndeshje pësoi një disfatë të vërtetë i gjithë ekipi.

Kaka duhet të gjejë menjëherë një formë e cila i përket famës së tij pasi ai për momentin ka vetëm këtë armë për të luftuar këtë mori kritikash të cilat po shtohen dita ditës në drejtim të tij.

r.b/NOA

KOMENTE