Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet mashtruesja e shpallur në kërkim, u vidhte para të tjerëve
English

Kapet mashtruesja e shpallur në kërkim, u vidhte para të tjerëve

Fier, 18 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Fierit kanë kapur në flagrancë 37-vjeçaren Vjollca Muhaxhiri, ndaj së cilës ekziston një urdhër kërkimi prej gjykatës dhe dënim me 11 vjet burg për veprën penale "Mashtrim me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 143/2 dhe 25 të Kodit Penal. Kjo pasi Muhaxhiri në bashkëpunim me dy femra të tjera të paidentifikuara, katër vjet më parë në lagjen "1 Maj" të qytetit të Fierit, i kanë marrë me anë të mashtrimit një gruaje me inicialet P.K shumën prej 25.000 euro, 5000 dollarë dhe 500.000 lekë.

Bëhet me dijeni gjithashtu se Muhaxhiri është shpallur në kërkim policor nga policia e Fierit, ndërsa kapja e saj është bërë në aksin rrugor Qafë Mali-Morinë-Kukës nga shërbimet e Komisariatit të Krujës.

n.e/NOA

KOMENTE