Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nënshkruhet marrëveshja për dy linja transmetimi energjie
English

Nënshkruhet marrëveshja për dy linja transmetimi energjie

Tiranë, 18 shkurt, NOA - Ministri i Ekonomisë, Energjisë dhe Tregtisë, Dritan Prifti dhe ambasadori i Gjermanisë, Bernd Borchardt do të nënshkruajnë sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit Financiar për projektet "Linja Unazore 110 kV në Jug të Shqipërisë", me një vëllim prej 49 milionë eurosh dhe "Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri - Kosovë (Tiranë-Prishtinë)" me një vëllim prej 42 milionë eurosh. Në kuadër të projektit të parë, me qëllim përmirësimin e efikasitetit të energjisë, synohet të plotësohen mungesat në rrjetin ekzistues 110 kV në Jug të Shqipërisë.

Ndërsa në kuadrin e projektit të dytë, synohet të ndërtohet një linjë transmetimi 400 kV që do të lidhë Tiranën me Prishtinën me një gjatësi të përgjithshme të linjës që arrin 240 km.

Krahas kësaj, do të financohen masat e nevojshme zgjeruese veçanërisht në nënstacionin e Kasharit.

Të dy projektet së bashku arrijnë vlerën e 91 milionë eurove dhe janë pjesë e fondit më të madh vjetor të miratuar (2009) deri më tani prej Republikës Federale të Gjermanisë dhe

Shqipërisë në një vlerë të përgjithshme prej plot 130 milionë eurosh.

n.e/NOA

KOMENTE