English

Nis edicioni i 10-të i sezonit koncertor ndërkombëtar "Klasik"

Vodafone Albania sjell "Neofonia Ensemble", grupin e suksesshëm italian

Tiranë, 18 shkurt, NOA - Një prej grupeve më të suksesshme të muzikës klasike në Itali do të jap nesër koncert në Tiranë. Në sallës e Akademisë së Arteve, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë koncertin e radhës të edicionit të 10 të sezonit koncertor ndërkombëtar "Klasik".

Ky aktivitet bëhet i mundur me mbështetjen e vazhdueshme të kompanisë celulare Vodafone Albania, nën kujdesin e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Institutit Italian te Kulturës, Ambasadës Italiane dhe Akademisë së arteve.

Koncerti i kuintetit do të jenë nën interpretimin e grupit "Neofonia Ensemble", i cili është formuar në vitin 1994 dhe drejtohet nga Gianni Mola. Ky grup konsiderohet nga kritika si një nga grupet muzikore italiane me repertorin më impenjiativ. "Neofonia Ensemble" ka bashkëpunuar me një nga zërat më autentik të Amerikës së Jugut, i mirënjohuri Astor Piazzolla. Ky bashkëpunimi i ka dhënë një tjetër dimension muzikës së tyre. Ky grup kuinteti ka fituar çmimin ndërkombëtar "Piazzolla" në 1996, ndërsa në 1995 arriti të fitonte vendin e dytë te edicionit. "Neofonia Ensemble" performon shpesh në emisionet e RAI dhe ka marrë pjesë në evenimente të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Pas koncertit në Tiranë, ky grup do të vazhdoj turneun e tij në Madrid, Budapest, Paris, New York, Kili, Buenos Aires dhe Argjentinë. Albumi "Concierto Para Quinteto", pjesë nga i cili do të performohet live për kënaqësinë e pubikut shqiptar, është albumi i dyte i tyre.

m.xh/NOA

KOMENTE