Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ramush Haradinaj: Ju tregoj mangësitë e shtetit të Kosovës
English

Ramush Haradinaj: Ju tregoj "mangësitë" e shtetit të Kosovës

Prishtinë, 18 shkurt, NOA - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në opozitë, Ramush Haradinaj në një intervistë për BBC-së thotë se në dy vjet të funksionimit si shtet, Kosova i ka shkaktuar vetes disa humbje. Ai ka vlerësuar se shtetbërja ka ngecur për shkak të siç është shprehur cilësisë së keqe të qeverisjes. Haradinaj tha se njohja e pavarësisë së Kosovës ka ngecur më mungesë të angazhimit serioz të diplomacisë kosovare, ndërsa si arritjen më të madhe në këto dy vjet të funksionimit shtet ka veçuar integrimin e serbëve në pjesën qëndrore të vendit.

Z.Haradinaj, cili është vlerësimi juaj për këto dy vjet të funksionimit të Kosovës si shtet?

- Mendoj se në nisje kemi qenë neglizhentë si Kosovë. Nisja si shtet i pavarur është bërë pa planet e duhura për temat më të ndjeshme për vendin. Njëkohësisht gjatë këtyre dy viteve, ka munguar vetëdija për ngritjen e cilësisë së qeverisjes.

Kuptohet Kosova ka pasur të akumuluar shumë tema, prej atyre të aspektit territorial, integritetit të vendit, deri tek ato sociale.

Mendoj se gjatë këtyre dy viteve si shtet, kemi munguar për të gjetur zgjidhje për shumë prej këtyre temave dhe jo vetëm kaq, por i kemi shkaktuar vetes disa humbje.

Cilat më konkretisht?

- Në fakt ajo që vlen për t'u lavdëruar ose për të sjellë një lajm të mirë është integrimi i serbëve në pjesën qendrore të vendit, por që duhet të ndodhë edhe në pjesën veriore.

Mendoj se sa i përket cilësisë së qeverisjes, shtetbërjes, kemi qenë të dobët.

Flasim për legjislacionin, ka munguar roli dhe funksionet e parlamentit në një demokraci që janë shumë të nevojshme për t'a ruajtur ekuilibrin në vend.

Qeverisja ka qenë kryesisht e fokusuar në pozicionin e njerëzve luajalë dhe jo të ekspertizës, të njerëzve të zotë që mund të kryejnë përgjegjësitë e caktuara, deri në shkallën e sjelljes në qeverisje të shërbimit informativ të Partisë Demokratike të Kosovës, SHIK nëpër vendet kyçe, do të thotë dyfishimin e pozicioneve, dyfshimin e përgjegjësive, krijimin e lidhjeve të shkurtëra në sistem.

Kjo ka ndodhur edhe në sistemin e drejtësisë dhe sistemin e rendit. Kësisoj shtetbërja, sistemi i shtetit është dëmtuar dukshëm në besim dhe është dëmtuar në funksionet e veta.

Por zoti Haradinaj, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës se kanë bërë maksimumin e tyre për këto dy vjet dhe se për këto dy vjet nuk ka mundur gjithçka të funksiononte, pasi Kosova është përballur me shumë sfida në këtë periudhë?

- Ne jemi realist dhe e kuptojmë se nuk ka qenë e mundur që Kosova të zgjidhë të gjitha çështjet që janë akumuluar, mirëpo nuk ka pasur nevojë të dëmtohen të arriturat e deriatëhershme.

Nëse kthehemi mbrapa dy vite, ne jemi mburrur me shërbimin policor të vendit, deri dikund jemi mburrur me drejtësinë në vend, jemi mburrur edhe me funksionimin e shtyllave të pushtetit ndaras.

Do të thotë ka pasur një parlament që ka ushtruar funksionet e veta, qeveria ka ushtruar pushtetin ekzekutiv dhe ka qenë gjyqësori.

Sot kemi një situatë kur të gjitha këto, por jo vetëm shtyllat qëndrore, por edhe mediat, edhe shoqëria civile e ndiejnë tendencën e kontrollit dhe një përpjekje të vazhdueshme për kontroll total nga qeveria e vendit dhe nga kryeministri Thaçi.

Mendoj se në këtë rast lajm i mirë për Kosovën ka qenë pozicioni ynë, i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka mundur t'i rezistojë një kontrolli të tillë dhe ka mundur të zhvillojë funksionin e një opozite, por jo në kushte të zakonshme, në kushte të lehta.

Për këtë arsye ka ardhur edhe deri te tendosjet do të thoja mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe qeverisë së vendit dhe kryeministrit Thaçi, pikërisht për faktin se kemi arritur që të mos hyjmë nën kontrollin e qeverisë së vendit.

Z.Haradinaj, po në rrafshin ndërkombëtar si e shihni pozicionin e Kosovës dy vjet pas shpalljes së pavarësisë?

- Ka munguar një plan serioz që kishte buruar nga Kosova, ka munguar kyçja e akterëve serioz të vendit, por edhe të miqve ndërkombëtarë për një plan serioz dhe dukshëm më ambicioz për marrjen e njohjeve.

Megjithatë kemi 65 njohje që vijnë nga shtete të rëndësishme apo jo?

- Pikërisht këto njohje kanë qenë në një mënyrë edhe të garantuara para pavarësisë.

Mirëpo me arritjen e pavarësisë, politika jonë vendore, diplomacia jonë, ka munguar për t'i dhënë një dinamikë të duhur, më konkretisht i ka lejuar Serbisë që ta marrë iniciativën dhe ka munguar iniciativa nga ana jonë. Kësisoji ne kemi ngecur me 65 vende, shkojmë me vonesë në shumë procese.

Kur kemi parasysh suksesin për Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, mos të harrojmë se ne ende nuk jemi anëtarë të federatave sportive botërore e lëre me të organizatave serioze, që synojmë të jemi anëtarë të OKB-së.

Dhe cilat mendoni se do të jenë sfidat e Kosovës në vitin e tretë të funksionimit si shtet?

- Mendojmë se sfidë apo domosdoshmëri është ndërprerja e praktikave të deritashme qeverisëse që e largojnë Kosovën nga praktikat e avancuara qeverisëse.

Ndërprerja e këtyre praktikave është e nevojshme menjëherë, veçanërisht ndërprerja e korrupsionit, që po i shkakton një plagë të rëndë vendit.

E dimë se jemi një vend jo i zhvilluar, me papunësi kaq të madhe dhe kur e dimë se të mirat e publikut menaxhohen në një mënyrë çfarë po menaxhohen sot, atëherë vetëkuptohet se po i shkaktojmë dëme më të mëdha sociale dhe po e rëndojmë gjendjen sociale në vend.

BBC

KOMENTE