Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëshqitjet e dherave, specialistët: Kemi paralajmëruar rrezikun
English

Rrëshqitjet e dherave, specialistët: Kemi paralajmëruar rrezikun

Tiranë, 18 shkurt, NOA - Instituti i Studimeve Sizmiologjike në Tiranë paralajmëron rrëshqitje masive të dherave në disa zona të tjera të vendit, përveç rasteve të fundit në Kavajë.

Sipas specialistit Ylber Muçeku, një prej shkaqeve të erozionit janë reshjet e shiut në vjeshtë e pranverë të cilat çdo vit rrezikojnë të shembin shtëpitë e ngritura në këto zona.

"Në Shqipëri janë disa zona të rrezikuara nga rrëshqitjet e dherave si kodrat e Kavajës, së Golemit, në Durrës kryesisht vila e Zogut, ose në jug, kodrat e Mokrës, në Vlorë, Gjirokastër e Sarandë. Ne i kemi paralajmëruar rreziqet që sjellin ndërtimet e vazhdueshme në këto zona si dhe mungesën e studimeve gjeologjike. Prerja e pemëve ka rritur rrezikun e rrëshqitjes së dherave ndaj mendojmë se në këto momente ajo që duhet të

Sipas specialistëve, rreziku prej erozionit rritet edhe më shumë kur shihet se në këto zona të rrezikuara, ndërtimet pa kriter nuk po ndalen.

Ditët e fundit, nga rrëshqitja e dheut në komunën e Kryevidhit të Kavajës u rrezikuan nga rrëshqitja e dherave rreth 38 banesa.

b.a/NOA

KOMENTE