English

Ruben a–stlund, merr Ariun e Artë në Berlin për filmin e shkurtër

Tiranë, 18 Shkurt NOA/ Milena Selimi - Regjisori suedez Ruben a–stlund meritoi Ariun e Artë në kategorinë e filmit të shkurtër në Bierlinalen e 60-të për filmin e tij "Ha¤ndelse vid bank", në filmin e realizuar vetëm në një dhomë flitet për një ngjarje të kohëve tona.

Në motivimin e çmimit është thënë: "Filmi i tij është një reflektim real i kohëve tona dhe rolit të luajtur nga media. Ajo është filmuar me vetëm një kamera pa asnjë prerje të vetme në zoom in dhe out, imazhet e përdorura nga kamera CCTV.

Dialogët janë perfektë dhe humanizmi është i shpjeguar me shumë humor".

Ariu i argjendtë shkoi për regjisorin izraelit Shaija Mexhinska për filmin "Hayerida", e cila flet për një familje e cila e ka ndërtuar jetën e saj në një vend që është si monument, nën dhe. Të tjerë filma që janë vlerësuar ka qenë dhe filmi "Colivia" i rumunes Adriana Sitarua dhe "Venus vs Me" i belges Natali Tirlin. Mbrëmjen e të dielës do jenë çmimet e mëdha të filmit artistik

m.s/e.r/NOA milenaselimi@noa.al

KOMENTE