English

Shkodër-Koplik, humb jetën në rrugë 59-vjeçarja

Shkodër, 18 Shkurt NOA - Ecja me biçikletë në rrugën Shkodër-Koplik, ishte udhëtimi i fundit për një grua në mesomoshë e cila gjeti vdekjen sot pasdite pasi u përfshi në një aksident, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Viktima është L. Vajushi, 59 vjeçe, banuese në fshatin Dobaç Shkodër. E ndjera, sot në orën 15.45, po ecte me një biçikletë në rrugën Shkodër - Koplik, dhe kur gjendej pikërisht në vendin e quajtur "tek karburanti Ada", u përplas nga një makinë.

Incidenti ndodhi kur automjeti tip Audi me targë SH 41 57 E, që drejtohej nga 25-vjeçari Bekim Kapedani, banues në fshatin Golem, Shkodër, e përplasi 59-vjeçaren ndërsa ajo ishte duke lëvizur me biçikletë", - i thanë agjencisë NOA burime zyrtare policore.

Si pasoje e këtij aksidenti 59-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Një grup hetimor i policisë, tha se ka shoqëruar në Komisariatin e Shkodrës 25-vjeçarin Bekim Kapedani, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

r.d/e.r/NOA

KOMENTE