English

Sulmon policin para komisariatit me levë, arrestohet

Tiranë, 18 shkurt, NOA - Një 23 vjeçar ka goditur me mjete të forta një polic të komisariatit numër 6 në kryeqytet. Policia e Tiranës bënë të ditur se, Fuat Xhima ka sulmuar para komisariatit të policisë efektivin e uniformave blu, duke e goditur me një levë hekuri.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur Xhima ka parkuar makinën para komisariatit dhe ka pritur deri sa të kalonte efektivi i uniformave blu. Në njoftimin zyrtarë të policisë nuk bëhen të ditura shkaqet e agresionit.

Ndërsa, sqarohet se Specialistët e Seksionit Kundër Akteve Terroriste, e kanë arrestuar në momentin e sulmit shtetasin 23 vjeçar. Ndërsa efektivi i uniformave blu është jashtë rrezikut për jetën, në spital

Policia bënë të ditur se materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të shtetasit Fuat Xhima, do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese".

xh/NOA

KOMENTE