Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi, Sejdiu, Mesiç dhe Vujanoviç, në një takim informal mes tyre
English

Topi, Sejdiu, Mesiç dhe Vujanoviç, në një takim informal mes tyre

Zagreb, Kroaci, 18 Shkurt NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç patën mbrëmjen e së mërkurës një takim informal, gjatë të cilit u zhvillua një bisedë e ngrohtë dhe shumë miqësore.

Në këtë takim, Presidenti kosovar Sejdiu mori urimet më të mira nga Presidenti Topi dhe Presidenti kroat Mesiç me rastin e dyvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti shqiptar dhe z. Mesiç shprehën bindjen se ky çast historik ka ndryshuar përfundimisht realitetet politike në rajonin e Ballkanit, duke e ndarë atë përfundimisht nga mentalitetet dhe hijet e së shkuarës së trazuar, dhe e ka futur rajonin në një rrugëtim pa kthim drejt së ardhmes së sigurtë euroatlantike.

Topi dhe Mesiç vlerësuan dukje rolin e klasës politike kosovare, por edhe të popullit të Kosovës për të konsideruar dhe bashkëvepruar në kohë, me maturi dhe me pjekuri në situata të rëndësishme për zhvillimin politik, ekonomik dhe shoqëror të shtetit më të ri në botë, si dhe vunë në dukje se diplomacia e vendeve respektive është e angazhuar në mbështetje të njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga sa më shumë shtete anembanë rruzullit. Nga ana e tij, Presidenti Sejdiu shprehu mirënjohjen e thellë për popullin shqiptar dhe për atë kroat në momentet më të vështira për Kosovën.

Biseda në takimin e katër presidentëve, që ndodhen në Zagreb me rastin e inaugurimit nesër të Presidentit të ri kroat, Ivo Josipoviç u përqendrua në rritjen e nivelit të dialogut politik, thellimit të bashkëpunimit rajonal ekonomik dhe përfshirjen e Kosovës në takime dhe tryeza shumëpalëshe rajonale.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE