Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhaferri: Përmirësimi i standardeve në turizëm, sfida e tregut shqiptar
English

Xhaferri: Përmirësimi i standardeve në turizëm, sfida e tregut shqiptar

Tiranë, 18 shkurt, NOA - Rritja e standardeve të operatorëve tursitikë është dhe sfida e gjithë turizmit vendas. Ministri i Ministri i Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri u shpreh se konferencën kombëtare për Turizmin se vetëm rrija e cilësisë do e bëjë tregun vendas tërheqës në gjithë vendet e rajonit.

"Në fushën e turizmit kemi sfidën e rëndësishme të përmirësimit të standardeve të shërbimeve që ofrohen për turistët nëse synojmë të integrohemi në tregjet rajonale, që janë shumë kompetitivë në këtë fushë´," tha Xhaferri.

Konferenca e organizuar me përfaqësues të shoqatës së turizmit, të USAID dhe të GTZ, vlerësoi kapacitetet e vendit tonë dhe kërkoi më shumë vëmendje për standardizimin më të lartë të shërbimeve. Konkluzioni i konferencës ka qenë se bashkëpunimi efikas mes operatorëve privatë dhe publikë të industrisë së Turizmit në Shqipëri është çelësi i rritjes së nivelit kësaj industrie. Erich Run, Drejtori i projekteve të GTZ-së në Shqipëri, pjesëmarrës në konferencën kombëtare të Turizmit, theksoi se pa cilësinë e infrastrukturës dhe të shërbimeve turistike Shqipëria nuk mund të konkurrojë në tregjet rajonale të turizmit. "Do të ketë më shumë turistë, që do të vijnë në Shqipëri nga Evropa Qendrore, SHBA, dhe shumë vende të tjera. Shqipëria duhet të përballojë sfidën e rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe kapaciteteve te administrimit të turizmit," tha Run.

m.xh/NOA

KOMENTE