Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Biznesi turk të vijë të investojë
English

Berisha: Biznesi turk të vijë të investojë

Tiranë, 19 shkurt, NOA - Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në Forumin Ndërkombëtar të Biznesit, i cili u organizua nga Universiteti "Epoka", në bashkëpunim me kolegjet turke. "Kolegjet turke janë një histori suksesi në Shqipëri dhe jam krenar që kam kontribuar në hapjen e tyre. Mësimdhënia, disiplina dhe ambientet bashkëkohore, kanë bërë që reputacioni i tyre të jetë tepër i lartë", theksoi Berisha në fjalën e rastit.

Më tej, pasi bëri një ekspoze të investimeve turke në Shqipëri, të cilat kanë kapur shifrat e mbi 800 milion eurove, kryeministri i ftoi biznesmenët turq të marrin pjesë në të tjera projekte, si në infrastrukturë, telekomunikacion, në sistemin bankar dhe energjetikë. Duke përmendur suksesin e firmës Enka dhe Bektel që ndërtuan aksin e rëndësishëm rrugor Durrës-Kukës, Berisha përmendi faktin se dërtuesit turq janë të mirëpritur dhe pala shqiptare është e vendosur që t'u ofrojë koncensione dhe punë publike të financuara nga buxheti i shtetit.

Sipas të dhënave zyrtare, investimet turke në Shqipëri nga viti 2004 në vitin 2010 janë rritur me 100 përqind. Nga ana e tij, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, ftoi biznesmenët turq të tregojnë interes për të investuar në Shqipëri.

n.e/NOA

KOMENTE