Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputetja Felaj: Meta, si Berisha
English

Deputetja Felaj: Meta, si Berisha

Tiranë, 19 shkurt, NOA - "Zv/kryeministri Ilir Meta ha përditë turpin me bukën e pazarit të qeverisë". Një deklaratë të tillë kundër numrit dy të qeverisjes, e ka bërë gjatë një dalje për shtyp, deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, pas konferencës për shtyp që mbajti kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Sipas saj, "Meta turpëroi Skraparin me tradhëtinë e tij pas 28 qershorit dhe sot".

"Si deputete e Beratit, Kuçovës e Skraparit, shpreh keqardhjen time që ky njeri ha përditë turpin me bukën e pazarit të qeverisë", tha më tej deputetja socialiste, duke shtuar në maksimum dozat e kritikave dhe akuzave ndaj krahut të djathtë të kryeministrit.

Sipas Felajt, është një turp për Shqipërinë që ministri i Jashtëm "fyen inteligjencën e shqiptarëve, duke folur përditë broçkullat e qeverisë".

"Por ato nuk na ndalin, vetëm na bindin më shumë në drejtësinë e betejës tonë. Pa kutitë ka vetëm protesta për largimin e qeverisë", përfundoi deputetja Felaj.

n.e/NOA

KOMENTE