Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Imazh i ri për Kosovën
English

Imazh i ri për Kosovën

Ndërsa Kosova shënoi dyvjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Serbia, optimizmi ngadalë po vyshket. Kosova mund të ketë të gjitha simbolet e një shteti, por ajo ka një problem të madh për të kaluar. Atë të krijimit të imazhit. Revista Time Magazine sjell një reportazh për Kosovën dhe problemet e saj me të cilat ballafaqohet

Nga Justin Bergman

Ashtu si shumica e shqiptarëve të cilët u rritën në Kosovë në fillim të viteve të '90-ta, Gëzim Gjikolli ndaloi të shkojë në shkollë publike kur udhëheqësi serb Sllobodan Millosheviç kishte mbyllur sistemin arsimor shqiptar dhe kishte shkarkuar shumicën e mësuesve. Duke gjetur alternativë, ai së bashku me fëmijët e tjerë të një fshati të Pejës ishin arsimuar në shtëpi private, duke lëvizur çdo ditë nga njëra në tjetrën për të shmangur zbulimin nga ana e policisë. Kjo kishte zgjatur deri në vitin 1998, në kohën kur shpërtheu lufta midis rebelëve kosovarë dhe forcave serbe, duke bërë kështu që shkollimi i tyre të ndalojë. I dëshpëruar për një jetë më të mirë pas luftës, Gjikolli kishte mësuar vetë anglisht duke dëgjuar këngët e Mariah Careyt dhe kështu ai fitoi një bursë në Universitetin e Bowling Green në Ohajo. Gjikolli është tani një histori suksesi. Në moshën 29 vjeçare, ai është duke udhëhequr kompaninë e tij në Prishtinë, e cila mbikëqyr një projekt prej 100 milionë dollarësh që ka të bëjë me ndërtimin një ndërtese të re për zyra dhe kompleksin argëtues të quajtur Qendra Botërore e Tregtisë. Por, ai ende ballafaqohet me jetën e përditshme e irrituese në Kosovën e izoluar dhe të varfër, për të cilën ai nganjëherë mendon se bota e ka harruar. "Ne jemi të lumtur tani. Por, pas një kohe, populli do të jetë mpirë nëse gjërat nuk zhvillohen më shpejt", thotë ai i ulur në zyrën e tij dhe i veshur me një kostum të zi të mprehtë. Derisa vendi më i ri i botës shënoi dyvjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Serbia, optimizmi ngadalë po vyshket. Kosovarët kanë nevojë për viza për të udhëtuar në çdo vend të botës. Afganët dhe Somalezët kanë liri më të madhe të lëvizjes. Pavarësisht nga fakti se lidhja e dashurisë e Kosovës ndaj vendeve perëndimore vazhdon, investimet nga SHBA-ja dhe BE-ja po rrotullohen me vështirësi. Investuesit frikohen nga jostabiliteti, korrupsioni endemik, sistemi i dobët i drejtësisë, krimi i organizuar, kontrabanda me drogë, trafikimi me njerëz. Lista vazhdon me radhë. Thënë shkurt, Kosova më në fund mund të jetë e lirë nga ish kontrolluesit e Serbisë. Ajo mund të ketë të gjitha simbolet e një shteti - flamurin e vet, himni kombëtar dhe pasaportat, por vendi ka për ta kapërcyer ende një problem të madh të imazhit. "Njerëzit mendojnë se sa herë që vijnë këtu, pasi ata do të zbresin nga avioni, gjëja e parë që do të shohin është një shqiptar duke ndjekur për ta vrarë një serb. Ose në të kundërtën", thotë Luan Shllaku, kreu i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, pjesë e rrjetit të George Soros. "Pse duhet të vuajmë nga ky imazh negativ? Nuk është e vërtetë", thotë ai. Qeveria është përgjigjur për këtë problem, duke marrë një qasje e cila i afrohet shumë Madison Avenue. Ajo e ka kontraktuar firmën reklamuese Saatchi & Saatchi për të krijuar një markë të re për Kosovën, e që shpreson se do t'i largohet stereotipeve negative dhe të ndryshojë për të mirë perceptimet e njerëzve lidhur me vendin. Brendingu i kombit nuk është një koncept i ri, por fushatat e mëhershme në vende të tjera në rend të parë janë fokusuar në rritjen e turizmit të vendit (Malajzia-"Truly Asia", "Columbia is Passion", etj) ose për të tërhequr bizneset e huaja ("Invest in Macedonia"). Drejtori i planifikimit në krye të fushatës së Kosovës, David Kosmin, tha se ekipi i tij duhej të fillonte me një qëllim më themelor: për t'i bindur njerëzi se vendi nuk ishte vend pa ligj, vendi i shkatërruar nga lufta dhe i dëshpëruar. Reklama e parë e agjencisë për Kosovën në TV e lëshuar në fund të vitit të kaluar, sigurisht është kartolinë e përsosur. Bazuar në temën "Evropianët e rinj" - në vetëm 25 vjeç, Kosova ka moshën më të re mesatare nga çdo vend në Evropë. Reklama paraqet të rinj të mrekullueshëm kosovarë, të cilët së bashku formojnë enigmën gjigante që është në formën e vendit të tyre. Mesazhi i nënkuptuar i kësaj është që enigma e Evropës nuk është komplete pa pjesën e saj të fundit në pjesën juglindore të saj, Kosovën. Reklama e shtypur e fushatës tregon kosovarët fotozhenikë - mendoje një katalog si Abercrombie & Fitch - me një fjali që tregon pasionet e tyre dhe hobit. Ekipi i brandingut gjithashtu ka shfrytëzuar edhe mediet e reja, duke formuar kështu një grup në Facebook që tani ka rreth 19 mijë anëtarë dhe duke i ftuar njerëzit në mbarë botën të dërgojnë video- përshëndetje për ditëlindjen e Kosovës në YouTube. Megjithëse është ende herët, Kosmin thotë se në sondazhet e njerëzve që e kishin parë reklamat thuhet se ka pasur një përmirësim të dukshëm në imazhin e përgjithshëm të vendit. Megjithatë, disa nga vetë kosovarët janë më pak të impresionuar. Besiana Musmurati, një 19-vjeçare e cila studion politikën dhe ekonominë në Universitetin Amerikan në Kosovë, thotë se reklama nuk do shfaqë atë që ajo mendon se janë pasuritë më të mira të të rinjve të vendit- aftësitë e tyre gjuhësore dhe guximi i madh i sipërmarrjes. "Është krijuar një imazh për diçka që ne nuk jemi. Është shumë sipërfaqësore", thotë ajo. Ndërsa Albin Kurti, lider i një grupi të opozitës të quajtur Vetëvendosje!, thotë se fushata është një humbje e vëmendjes nga problemet më serioze me të cilat përballet Kosova. Ai thotë se ka frikë se me këtë vetëm do të zgjasë misionin e BE-së të ardhur dy vite më parë për të ndihmuar në ngritjen e policisë, gjyqësisë dhe sistemit të doganave. "Ne nuk kemi ushtri, nuk kemi kontroll mbi kufijtë tanë, nuk kemi sovranitet, nuk kemi zhvillim ekonomik. Nga fushata duket sikur ne jemi duke u përpjekur të dëshmojmë veten tek të tjerët", thotë Kurti. Për këtë qëllim, grupi i tij ka shkruar në posterët "Young European", fjalinë "Isolated". Ndërsa qeveria është e qëndrimit se është e angazhuar për trajtimin e korrupsionit dhe përmirësimin e sistemit gjyqësor. "Ne jemi një vend i ri që ka qenë subjekt i aparteidit, nga shtypja e dhunshme dhe okupimi për shumë vite. Dhe normalisht do të vuajmë shumë probleme. Por, në shumë mënyra, Kosova është një vend mjaft normal", thotë Memli Krasniqi, këshilltar politik i kryeministrit Hashim Thaçi.

Marrë nga "Express"

KOMENTE