English

Jerez, Barichelo më i shpejti

Jerez, 19 Shkurt NOA - Vazhdojnë të jenë nën shi provat e Formuali 1 të cilat po zhvillohen në Jerez ku këtë herë provën më të shpejtë e ka realizuar Rubens Barichelo.

Koha e brazilianit i cili garon për skuderinë Williams ishte 1'27"145 ku menjëherë pas tij u rëndit Vitaly Petrov i cili garon për Renault, dhe mbas tij ishte skuadra e Red Bull me pilotin Sebastian Vettel.

Për sa i përket Ferrarit ishte piloti i saj Felipe Masa i cili arriti të kapte vetëm kohën e pestë më të mirë ndërsa renditja e plotë e të gjithë pilotëve që morën pjesë në këto prova është si më poshtë:

1. Barrichello (Uilliams-Cosëorth) 1:27.145 2. Petrov (Renault) 1:27.828 3. Vettel (Red Bull-Renault) 1:28.162 4. Rosberg (Mercedes GP) 1:28.515 5. Massa (Ferrari) 1:28.879 6. de la Rosa (BMË-Sauber) 1:29.691 7. di Resta (Force India-Mercedes) 1:30.344 8. Glock (Virgin) 1:30.476 9. Liuzzi (Force India-Mercedes) 1:30.666 10. Hamilton (McLaren-Mercedes) 1:31.633 11. Buemi (Ferrari) 1:32.678 12. Kovalainen (Lotus) 1:33.554

r.b/NOA

KOMENTE