English

Juventus, Bettega: Zakeroni mund të qëndrojë dhe vitin e ardhshëm

Torino, 19 Shkut NOA - Edhe pse Juventus do të luajë në Europa League këtë sfidë të vështirë me Ajaksin në ambientet e klubit akoma vazhdon të mendohet për të ardhmen e ekipit ku sidomos flitet se çfarë do të ndodhë me pankinën e kësaj skuadre.

Për këtë çështje ka folur vetë zëvendës drejtori i përgjithshëm i klubit bardhë e zi ku ka deklaruara se vlera e skuadrës së tij është shumë më superiore se sa po tregohet momentalisht dhe ai ka shtuar se në qoftë se Zakeroni do të arrijë të tregojë këtë vlerë të vërtetë të Juventus duke vazhduar të marrë rezultate pozitive ai theksoi se pse jo ku trajner mund të qëndrojë dhe vitin e ardhshëm në pankinën e Juventus.

Por pavarësisht nga kjo deklaratë projekti i klubit të Juventus përfshin shumë ndryshim enë organikën e saj dhe asgjë nuk është e vendosur pasi zërat për ardhjen e trajnerëve të tjerë nuk mungojnë dhe çdo gjë mbi Zakeronin mbetet ende e hapur.

r.b/NOA

KOMENTE