English

Juventus mund Ajaksin në transfertë

Amsterdam, 19 Shkurt NOA - Ka ardhur dhe fitorja e radhës e ekipit bardhë e zi të Juventus i cili këtë herë ka arritur të fitojë në kompeticionin e Europa League duke mundur në transfertë Ajaksin me rezultatin dy me një.

Djemtë e Zakeronit e kthyen në favor rezultatin pasi të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht vendasit të cilët realizuan nëpërmjet Sulejmani i cili arriti të shënonte golin e parë të ndeshjes në një kundërsulm që kapi të papërgatitur mbrojtësit e Juventus.

Por avantazhi i Ajaksit nuk zgjati shumë, pasi Juventus replikoi me një dopietë të Amaurit i cili shënoi për bardhë e zinjtë në minutat, 31 të pjesës së parë dhe 58 të pjesës së dytë ku të dy aksionet e golave ishin të iniciuara nga kapiteni Del Piero. Për tu përmendur në këtë ndeshje është shtylla e goditur nga De Jong në minutën e 78 dhe kartoni i kuq i marrë nga ana e lojtarit Salihamidzic në minutën e 92.

r.b/NOA

KOMENTE