English

Montolivo, mjaft i zhgënjyer pas humbjes me Bajernin

Firenze, 19 Shkurt NOA - Ka përfunduar me një humbje sfida e Champios League midis Fiorentinës dhe Bajernit ku për këtë gjë në përfundim të garës është shprehur tepër i zhgënjyer kapiteni i skuadrës vjollcë Montolivo.

"Ndihemi si të vënë në lojë dhe kjo gjë na trishton shumë", - ka deklaruar Rikardo Montolivo mjaft i zhgënjyer duke iu referuar vendit të gjyqtarit për sa i përket golit të fitores së Bavarezëve.

Duke iu referuar këtij fakti ai shtoi se ky pozicion ishte mjaft i dukshëm pasi ai e kishte vënë re që nga bankina ku ndodhej ku krahas saj shtoi dhe për nxjerrjen me kartonin e kuq të Gobbit ku sipas tij në qoftë se ai ishte një vendim i saktë atëherë e njëjta masë duhej të merrej dhe për Klosen pas një ndërhyrje mjaft të keqe që ai shkaktoi në dëm të mbrojtësit të Fiorentinës.

Me këtë deklaratë Montolivo ka shprehur trishtimin që mbizotëron në ekipin e tij dhe mbi të gjitha zhgënjimin që mori e gjithë skuadra pas kësaj humbje që sipas tij ishte e pamerituar.

r.b/NOA

KOMENTE