Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
MTKRS: Turizmi, pse na duhet përvoja turke
English

MTKRS: Turizmi, pse na duhet përvoja turke

Tiranë, 19 shkurt, NOA - Zhvillimi turistik i vendit duhet ndjek modele që vendet e tjera i kanë ndjekur me sukses. Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferraj, u shpreh gjatë takimit me një delegacion të shtetit turk se mes dy vendeve duhet të ketë më shumë shkëmbim në fushën e ngritjes së kapaciteteve turistike.

Delegacioni turk kryesohej nga ministria e shtetit turk, Selma Aliye Kavaf. Në fjalën e saj ministria e Shtetit turk shprehu kënaqësinë e saj për vizitën dhe arsyet që e nxiten të vinte në Shqipëri.

"Për mua është gjithmonë një kënaqësi të vij në Shqipëri. Është hera e tretë Brenda gjashte muajve që vi. Hera e parë ishte në përurimin rrugës, tunelit Rrëshen - Kalimash. Romani i parë Turqisht u shkrua nga Sami Frashëri dhe Himni turk gjithashtu është shkruar nga një shqiptarë Mehmet Akif Ersoy", u shpreh Selma Aliye.

Ministri Xhaferaj në fjalën e tij vlerësoi shpalljen e Stambollit Kryeqytet i Kulturës Europiane për vitin 2010.

Ai vlerësoi se një aspekt tjetër ku duhet të vazhdoje bashkëpunimi mes dy vendeve është kultura dhe turizmi. "Është një sektor ku Shqipëria duhet të mësoje nga eksperienca juaj, ku jemi shumë të hapur pasi para pesë vjetëve nuk mund te flitej me kaq përgjegjësi dhe siguri sepse mungonte energjia elektrike dhe rrugët kryesore", ka thënë Xhaferaj.

m.xh/NOA

KOMENTE