Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
NATO: Për një muaj zhdukim Talibanin
English

NATO: Për një muaj zhdukim Talibanin

Kabul, 19 shkurt, NOA - Brenda një muaji si afat kohor, trupat ushtarake të Aleancës së Atlantikut në frontin luftarak të Afganistanit mund të arrijnë "zhdukjen" e Talibanit. Një fakt të tillë e ka bërë me dije një komandant i NATO-s , sipas të cilit, do të duhen më shumë se tre javë që trupat e NATO-s dhe ato afgane ta marrin kontrollin mbi bastionin kryesor të talibanëve në Afganistanin jugor.

Eshtë gjeneral majori Nik Karter, komandant britanik i forcave të NATO-s në Afganistan, i cili deklaroi se forcave aleate të cilat janë përfshirë në operacionin "Mushtarak", do t'u duhen 25 deri 30 ditë më shumë që krejtësisht ta sigurojnë zonën Marxhah. Ai tha se kur të sigurohet provinca e Helmandit, atëherë do të duhen edhe tre muaj të tjerë që të shihet nëse forcat e koalicionit ia kanë dalë në krye që ta eliminojnë ndikimin e talibanëve dhe ta vendosin kontrollin e autoriteteve afgane.

n.e/NOA

KOMENTE