Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PPE: PS të ndalë urgjent bojkotin
English

PPE: PS të ndalë urgjent bojkotin

Vjenë, 19 Shkurt NOA - Partitë Popullore Evropiane PPE dhe grupi i të njëjtit mendim në OSBE, të kryesuar nga Walburga Habsburg Douglas, dolën sot me një deklaratë të posaçme mbi zhvillimet politike në vendin tonë, duke shprehur "shqetësimet për situatën politike të krijuar pas zgjedhjeve demokratike të mbajtura në qershorin e vitit 2009".

Deklarata që erdhi në kuadër të Takimit të Dimrit të Vjenës që po zhvillohet, i kërkon PS të ndalë bojkotin menjëherë dhe të futet në Parlament.

"PPE dhe grupi i të njëjtit mendim në OSBE i kërkon Partisë Socialiste në opozitë, "të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të konfirmuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Elektoral i Gjykatës së Apelit dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare vëzhguese; dënon bojkotin parlamentar të Partisë Socialiste në opozitë dhe kërkon përfundimin e menjëhershëm të tij", - theksohet në deklaratë.

Ndërkohë, PPE dhe grupi i të njëjtit mendim në OSBE, të kryesuar nga Walburga Habsburg Douglas e konsideron të papranueshme qëndrimin e partisë në opozitë për të rihapur procesin elektoral, duke krijuar kështu shqetësim në implementimin e reformave të nevojshme dhe urgjente ekonomike dhe demokratike.

Deklarata po ashtu i kërkon dy partive kryesore politike të fillojnë procesin e bashkëpunimit për të krijuar një konsensus të fortë dhe efikas në lidhje me reformat për BE.

Kurse përfundon me pohimin se "Raporti përfundimtar i OSBE mbi zgjedhjet në Shqipëri i shpall ato të lira, të drejta dhe demokratike dhe konsideron të paparanueshme çdo pikëpyetje mbi këtë raport të pavarur".

Ndërsa kërkon edhe që "hetimi parlamentar duhet të zhvillohet në respekt të plotë ndaj Kushtetutës dhe Shtetit të së Drejtës".

e.r/NOA

KOMENTE