Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Kutitë, po nuk i hapi Berisha të vendosë populli
English

Rama: Kutitë, po nuk i hapi Berisha të vendosë populli

Tiranë, 19 shkurt, NOA - "Nëse kryeministri Sali Berisha nuk do të pranojë plotësimin e kërkesës së PS-së për hapjen e kutive, opozita do të organizojë protesta duke ia lënë të drejtën popullit të vendosë".

Ky është qëndrimi që ka mbajtur sot kryetari i selisë rozë, Edi Rama, në lidhje me situatën politike. Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Rama theksoi se e drejta e PS-së për të bërë transparencë nuk mund të tjetërsohet.

"Nëse dialogu zvarritet në mënyrë të qëllimte pafundësisht, atëherë ne do i drejtohemi popullit të marrë të drejtën për të zbatuar Kushtetutën", është shprehu Rama.

Ai ka theksuar se deklarata e Presidentit të Asamblesë, Joao Soares, ka qenë në favor të PS-së për një hetim të plotë dhe transparentë.

Ndër të tjera, kreu i PS-së ka lexuar dhe vendimin e Gjykatës Kushtuese, ku sipas tij i jepet e drejtë opozitës të kërkojë hetim të hollësishëm për hapjen e kutive.

Pyetjes se përse PS-ja nuk e ndjek në rrugë ligjore procesin, Rama i është përgjigjur se Gjykata Kushtetuese e ka dhënë më parë një vendim për këtë çështje.

Ai gjithashtu ka theksuar se dialogu i nisur me PD-në nuk mund të zvarritet pafundimësisht, duke u shprehur se mazhoranca nuk ka reflektuar ende për kërkesat e opozitës.

Kreu i PS-së ka përsëritur dhe një herë qëndrimin në lidhje me mandatet e deputetëve të PS-së. Sipas tij 6 marsi është "një datë e zakonshme, mandatet nuk digjen" .

m.xh/NOA

KOMENTE