Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: S'dorëzohem pa u hapur kutitë
English

Rama: S'dorëzohem pa u hapur kutitë

Kryetari i Partisë Socialiste thotë se nuk ka një datë që të çojë në skadimin e mandateve aktuale të opozitës: "Nuk ka një deklaratë të OSBE ku të jetë thënë një gjë e tillë. Unë i referohem deklaratës zyrtare të OSBE, afishuar në faqen zyrtare, në emër të Presidentit të Asamblesë Parlamentare. Për sa i takon datës 6 mars, nuk është një datë e shënuar. Për mua është një datë e shënuar si gjithë të tjerat, si 6 prilli apo 6 dhjetori"

Tiranë, 19 Shkurt NOA - "Hetim të plotë dhe tërësishëm të zgjedhjeve", është kushti për të cilin këmbëngul kryetari i opozitës Edi Rama duke paralajmëruar se nuk ka ndërmend aspak që të tërhiqet nga vendosmëria për të vazhduar bojkotin parlamentar përderisa mazhoranca nuk bindet të hapë kutitë.

Më poshtë gjeni të zbardhura pyetje-përgjigjet me gazetarët të z.Rama:

Si e shihni ju, deklaratën e djeshme e Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE?

Besoj se ka shënuar një tjetër progres në drejtim të çështjes për të cilën opozita është e angazhuar tërësisht dhe tek e cila opozita sheh një çështje të një interesi të lartë publik. Hetimi i plotë dhe i tërësishëm i zgjedhjeve, do të thotë hetimi i pakushtëzuar dhe i pakufizuar, i bazuar mbi Kushtetutë dhe mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka interpretuar dhe i ka dhënë formë të qartë çështjes së hetimit parlamentar në tërësi.

Dëshiroj me këtë rast t'i referohem vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sepse besoj se tek ky vendim kemi të shprehur në formën më kuptimplotë edhe përgjigjen për një dilemë të ngritur enkas nga ana e pushtetit thjesht për t'u shmangur hetimit parlamentar të plotë dhe të tërësishëm. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese shprehet qartë, se komisionet hetimore janë mjet efektiv kontrolli, që veprojnë vetëm brenda hapësirës kontrolluese të Parlamentit, që ngrihen për çështje të veçanta të lidhura në mënyrë funksionale me pushtetin e ligjvënësit dhe Gjykata Kushtetuese sqaron se çështje të veçanta që përbëjnë thelbin e veprimtarisë së komisioneve hetimore parlamentare të cilat e përmbajnë në vetvete interesin publik, janë ato që hetohen në aspektin e kontrollit dhe zbatimeve të ligjeve, të njohjes dhe verifikimit në thellësi të një fenomeni, ngjarje apo veprimtarie dhe që nxisin nisma për propozime, amendime apo miratime ligjesh, me qëllim parandalim të fenomeneve negative për shoqërinë dhe shtetin dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale.

Besoj se nuk ka shprehje më të qartë të përmbajtjes së hetimit parlamentar që ne duam të bëjmë dhe për të cilin na jep të drejtë Kushtetuta dhe vendimi i Gjykata Kushtetuese.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet më tej: pushtetit legjislativ që mishërohet në veprimtarinë e Kuvendit i përkasin funksionet kryesore të orientimit politik të miratimit të ligjeve dhe mbikëqyrjes së zbatimit të tyre. Pra, këtu kemi të bëjmë me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit elektoral.

Çfarë sipas jush e bën të mundur zhbllokimin e situatës parlamentare?

Ushtrimi normal i veprimtarisë së Kuvendit, kërkon ekzistencën e elementëve të domosdoshëm, që kanë të bëjnë me krijimin e kushteve për respektimin e ligjeve nga të gjitha organet e tjera të pushtetit publik, si dhe shtetasit dhe pajisjen e tij me mjetet e përshtatshme për realizimin e kontrollit në mënyrën e zbatimit të ligjeve. Funksioni i rëndësishëm i ligjvënësit në shoqëritë demokratike materializohet në rolin e përfaqësuesve të tij, që nga njëra anë miratojnë ligjet dhe nga ana tjetër ushtrojnë kontrollin mbi pushtetet e tjera, deri në atë masë që ky pushtet zbatohet. Në këtë drejtim merr përparësi funksioni i kontrollit parlamentar, i cili nënkupton të drejtën e pushtetit legjislativ për t'u informuar dhe për të realizuar mbikëqyrjen për zbatimin e ligjeve nga organet e pushtetit publik, me qëllim marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin e paligjshmërisë dhe për nxjerrjen e përgjegjësive sipas rasteve konkrete.

Hetimi parlamentar që doni ju të realizohet, çfarë qëllimesh ka?

E kemi theksuar që hetimi ynë parlamentar synon dy drejtimi kryesore, në funksion të qëllimit për të çliruar zgjedhjet nga korrupsioni elektoral. Njëri drejtim është nxjerrja e përgjegjësive për deformimet në procesin e administrimit të vullnetit të popullit të shprehur me votë dhe drejtimi tjetër është nxjerrja e konkluzioneve për përmirësimin e mëtejshme ligjore. Në një shoqëri demokratike, vazhdon vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që i jepet parlamentarëve rrjedhë nga e drejta e popullit për të njohur dhe ditur se çfarë bëhet në emrin e tij dhe moment më domethënës të shprehjes së të drejtës së popullit, për të parë se çfarë bëhet me të drejtën e tij. Sa e drejta për të parë në dritën e diellit atë që është bërë në emrin e tij, me votën e tij nuk ka. Prandaj, thekson vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kontrolli parlamentar ushtrohet edhe në kontekstin e të drejtës kushtetuese për çdo shtetas për të marrë informacionin për çdo çështje të interesit publik. Cila është ajo çështje më e madhe e interesit publik se sa çështja lidhur me zgjedhjet dhe ku më shumë se sa në këtë çështje materializohet edhe e drejta kushtetuese e çdo shtetasi për të marrë informacionin e nevojshëm. Organet e pushtetit publik që i nënshtrohen kontrollit parlamentar, duke transmetuar fakte dhe të dhëna përfaqësuesve të popullit, përmbushin njëkohësisht detyrimin kushtetues për të qenë transparent në raport me publikun.

Më tutje vendimi i Gjykatës Kushtetuese sqaron: E drejta e hetimit parlamentar është zhvilluar në kuptimin e të drejtës së pakicave në Parlament pavarësisht nga pozicionimi i tyre politik, me qëllim që t'ju jap atyre një pushtet më të fortë. E drejta e hetimit realizohet vetëm brenda funksionit të kontrollit parlamentar dhe detyrave kushtetuese që parlamentarët kryejnë si përfaqësues të popullit për sqarim apo hulumtim të hollësishëm në çështjen konkrete. Kjo e drejtë shërben njëkohësisht edhe si një mjet në duart e pakicës parlamentare, për të ushtruar kontroll kryesisht kundrejt ekzekutivit dhe për të kërkuar vënien para përgjegjësisë të mbajtësve të pushtetit. Gjykata Kushtetuese çmon se e drejta e pakicës për sa i takon ngritjes së komisionit hetimor mbetet një e drejtë e pakufizuar nga vullneti i shumicës, pra e drejta jonë për të hetuar zgjedhjet, duke përfshirë transparencën për kutitë e votimit përmes një komisioni hetimor është e pakufizuar nga vullneti i shumicës, sipas interpretimit që Gjykata Kushtetuese i bën vetë Kushtetutës për sa i takon hetimit parlamentar. Njëkohësisht, e drejta e pakicës për të disponuar mbi objektin e hetimit e kufizon kompetencën e shumicës për të ndryshuar këtë objekt pa pëlqimin e pakicës. Së fundmi, nga pjesët e nxjerra për të mos lexuar gjithë vendimin: objekti i hetimit nuk mund të reduktohet nga Kuvendi, deri në atë masë sa t'ia bëj të pamundur komisionit kryerjen e veprimtarisë. Kufizimi që mund t'i bëhet objektit të hetimit, me argumentin se nuk respekton parimet kushtetuese nuk e bëjnë një vendimmarrje të tillë përfundimtare dhe të pakontrollueshme nga pikëpamja e kushtetueshmërisë, për arsye se do të vendoste të drejtën kushtetuese të pakicës parlamentare në vlerësimin e shumicës, duke dhunuar në këtë mënyrë ushtrimin normal të kësaj të drejte. Pra, përpjekja për të kufizuar objektin e hetimit është as më shumë e as më pak, por dhunim i të drejtës tonë kushtetuese për një hetim parlamentar të pakushtëzuar dhe pakufizuar të mbështetur mbi Kushtetutë, për të realizuar transparencën e një procesi zgjedhor për të cilin ne nuk synojmë ndryshimin e rezultatit, por synojmë transformimin e gjithë kësaj transparence në një bazë për të patur zgjedhje të çliruara nga korrupsioni elektoral.

Cila është zgjidhja që ju jepni, duke qenë se kemi lexime në mënyra të ndryshme të deklaratave të ndërkombëtarëve?

Unë lexova shqip dhe nga leximi shqip i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ne jemi në të drejtën tonë kushtetuese dhe populli opozitar është në të drejtën e tij dhe të Zotit që ta kërkoj deri në fund transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, e cila duhet të jetë e pakushtëzuar dhe e pakufizuar.

Ne nuk po hetojmë vendimin e gjykatës dhe nëse në këtë karrem që ka kaq kohë që Sali Berisha dhe pushteti e lëshojnë drejt jush dhe ju doni të bini, kjo është çështja juaj. Unë nuk mund ta kufizoj karremin që hedh pushteti çdo ditë. Fakti është se ne nuk kemi paraqitur asnjëherë dhe në asnjë rast të vetëm gjatë afishimit të pretendimit tonë, pretendimin tonë për të hetuar vendimet e gjykatave dhe qysh në krye të herës ne e kemi njohur rezultatin, përderisa kemi njohur faktin që me Parlamentin do të kemi një marrëdhënie të kushtëzuar. Në rast se ne nuk do të njihnim rezultatin e zgjedhjeve, nuk do të njihnim as Parlamentin e as qeverinë dhe sot nuk do të ishim duke diskutuar, por do ishim në kushtet e një lëvizje anti-sistem, që nuk është as në vizionin, filozofinë dhe as në qasjen tonë. Kështu që referimi i vazhdueshëm ndaj vendimit të gjykatës, është thjesht dhe vetëm një truk për t'iu shmangur detyrimit kushtetues që të respektohet e drejta kushtetuese e opozitës.

Në deklaratën e OSBE bëhet fjalë për djegie të mandateve?

Nuk ka një deklaratë të OSBE ku të jetë thënë një gjë e tillë. Unë i referohem deklaratës zyrtare të OSBE, afishuar në faqen zyrtare, në emër të Presidentit të Asamblesë Parlamentare. Për sa i takon datës 6 mars, nuk është një datë e shënuar. Për mua është një datë e shënuar si gjithë të tjerat, si 6 prilli apo 6 dhjetori.

Do t'i bëni kërkesë Gjykatës Kushtetuese për interpretim?

Gjykata Kushtetuese e ka bërë interpretimin e Kushtetutës dhe siç ua lexova, duke dyshuar se ju nuk e keni lexuar, për sa kohë i bindeni karremit të pushtetit, nuk mund ta interpretoj sa herë që dikush ka probleme me leximin e gjuhës shqipe dhe ndokush dëshiron ta lexoj mbrapsht diçka që është e zeza mbi të bardhë. Kështu që nuk ka vend për t'ju ridrejtuar Gjykatës Kushtetuese, sepse me të drejtë ajo do të përgjigjej me një fjali: këtë çështje e kemi interpretuar një herë.

Ky është një mendim i shprehur edhe nga konstitucionalistët. Këtu ka dy palë, njëra lexon shqip dhe tjetra përdor shqipen për t'ju shmangur leximit shqip. Pyetja këtu nuk është ku janë palët, por ku jeni ju që qëndroni mes palëve dhe ndërkohë dispononi aftësinë për të lexuar shqip.

A keni disa qytete për hapje të kutive?

Ky është një problem i komisionit hetimor, i cili duhet të ngrihet me një shumicë të pakontrolluar nga qeveria. Është njëkohësisht edhe organi që përcakton modalitetet dhe teknologjinë e hetimit. Unë nuk dua t'ju çudisë, por ju them me plot gojën se kudo zgjedhjet kanë patur probleme. Për sa i përket mënyrës se si do të hetohet, këtu është fjala për një teknologji më vete dhe kjo u takon atyre që do merren me hetimin.

Nëse KiE nuk përmend hapjen e kutive, Çfarë do të bëjë PS?

Ne jemi shumë të qartë dhe nuk do të ndryshoj asgjë në qëndrimin tonë për mos kufizim të objektit të hetimit. Siç e kemi thënë, këtë çështje do e trajtojmë në nivelin e tryezës së dialogut. Deri në momentin kur tryeza e dialogut do përdoret për të zvarritur zgjidhjen, në atë moment do i drejtohemi popullit, që ta marrë çështjen e të drejtës kushtetuesve vetë në dorë, duke kërkuar transparencën për atë që ka shprehur në 28 qershor dhe që gjendet e marrë peng në kutitë e zgjedhjeve.

FUND

KOMENTE