English

Seksi në shtatzëni, kë dëmton

Romë, 19 shkurt, NOA - Kryerja e marrëdhënieve seksuale gjatë periudhës së shtatzanisë për një femër, mund të ndikojë për keq në shëndetin e foshnjës që ajo mban brenda barkut të saj, prandaj rekomandohet që ato të shmangen. Një fakt të tillë e pohon mjeku gjinekolog Sarah Jarvis, sipas të cilit gratë shtatëzana duhet të paralajmërohen kundër seksit, sidomos në tremujorin e tretë dhe kjo ndodh në një pakicë të grave që kanë një histori të punës së parakohshme, gjakderdhjes vaginale ose placentës.

Gjithsesi, mesazhi se seksi nuk do të dëmtojnë fetusin qëndron për një pjesë të mirë të grave, veçse, sipas mjekut Sarah Jarvis ai duhet shmangur sidomos në tremujorin e tretë të periudhës së shtatzanisë. "Sperma e partnerit gjithashtu përmban hormone quajtur prostaglandins, të cilat mund të shkaktojnë kontraktimet", pohon Sarah Jarvis.

n.e/NOA

KOMENTE