Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtatzënia, telashet parandalohen në fetus
English

Shtatzënia, telashet parandalohen në fetus

Tiranë, 19 shkurt, NOA Blerina Ahmetaj - Për herë të parë në vendin tonë, patologjitë që mund të shfaqen tek bebet e porsalindura tani mund të identifikohen që në barkun e nënës.

Instalimi i aparaturës së ‘Telemjekësisë' në maternitetin "Koço Gliozheni" në Tiranë bën të mundur kontrollin e shtatzanive nga një staf i përbashkët shqiptaro-italian dhe diagnostifikimin e problemeve që mund të shfaqen tek bebja pas lindjes siç janë sëmundjet e lindura të zemrës. Një rast i tillë, një fëmijë i porsalindur rreth 3 kilogramë është operuar në maternitetin ‘Koco Glozheni' nga mjekë italianë e shqiptarë pas diagnostikimit të sëmundjes gjatë shtatzanisë së nënës. Pas konsultimeve online me stafin italian, vendoset nëse foshnja duhet të dërgohet në Itali për tu operuar falas.

Falë aparaturës së re mjekët mund të ndërhyjnë në fetus për të shmangur problemet që mund të shfaqë bebja pas lindjes por këto lloj operacionesh janë ende në një fazë eksperimentale.

b.a/NOA

KOMENTE