English

Adriano kërkon të kthehet në Itali

Brazil, 20 Shkurt NOA - Adrianon e mbajmë mend të gjithë si një lojtar të Interit i cili nuk kishte më dëshirën e lojës dhe të stërvitjes ku për të u fol shumë gjë që e detyrojë brazilianin të kthehej në atdheun e tij për të luajtur.

Tashmë gjërat për të kanë ndryshuar ku në Brazil ai ka gjetur sërish atë dëshirë loje e cila i mungonte atij prej kohësh dhe për arsye të formës së mirë që ai po kalon pritet një rikthim i mundshëm i tij në Seria A ku vetë lojtari ka shprehur dëshirën e tij.

"Më pëlqen të rikthehem në Itali dhe sidomos do të preferoja të luaja përkrah Totit pasi për mua ai është një lojtar i madh", - deklaroi Adriano duke shprehur dëshirën e tij për të luajtur me ekipin e Romës.

Adriano tashmë luan në skuadrën braziliane të Flamengos dhe kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni gjë që do të thotë se Roma mund ta marrë lojtarin me parametër zero dhe për Ranierin do të ishte një forcë më shumë për këtë ekip sezonin e ardhshëm.

r.b/NOA

KOMENTE