English

Arrestohen pensionistët për prostitucion

Tiranë, 20 shkurt, NOA - Policia e Tiranës ka arrestua dje tre persona për shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje e ambienteve për prostitucion. Bëhet fjalë për dy Kujtim Hoxhën, 59 vjeç dhe Mihase Toskën 57 vjeçe, të cilët kanë shfrytëzonin për prostitucion 28 vjeçaren nga Vlora, Xhuljeta Behaj.

Sipas policisë së kryeqytetit, arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri - tjetrin shtetasit Kujtim Hoxha dhe Mihase Toska dyshohet se kanë shfrytëzuar në banesën e tyre për qëllime prostitucioni 28 vjeçaren nga Vlora.

Po sipas bluve të kryeqytetit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave prej 130 000 lekësh si dhe 3 telefona celularë.

Për tre personat e është regjistruar proçedimi penal dhe akuzat që rëndojnë mbi ta janë "Shfrytëzimit të prostitucionit", "Mbajtje e ambjenteve për prostitucion" si dhe "Prostitucion".

m.xh/NOA

KOMENTE