Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bumçi: Rama, lexoje kujdes me deklaratën e OSBE
English

Bumçi: Rama, lexoje kujdes me deklaratën e OSBE

Tiranë, 20 shkurt, NOA - Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, deklaroi se Asambleja Parlamentare e OSBE-së ka njohur zgjedhjet në Shqipëri dhe i ka kërkuar Partisë Socialiste kthimin e saj në Kuvend.

Bumçi ka theksuar se kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, duhet të lexojë me kujdes deklaratën e Presidenti të Asamblesë së OSBE-së, Soares.

"I bëj thirrje z. Edi Rama të lexoj me korrektësi deklaratën e Presidentit Soares lidhur me komisionet hetimore (po citoj) :"Unë mirëpres gatishmërinë e dy palëve për të marrë pjesë në komisionin parlamentar i cili do të kryejë një hetim të plotë të zgjedhjet duke respektuar kushtetutën dhe vendimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese". Për çdo njeri që e lexon këtë deklaratë duket e qarte se presidenti Soares mirëpret vullnetin e palëve për të marre pjesë në komisionin hetimor", u shpreh Bumçi.

Deputeti i PD-së u shpreh se, Presidenti Soares nuk mbështete kërkesën e Z. Edi Rama për të patur shumicën ne komisionin hetimor "pasi këtë nuk mund ta kërkoj askush, ndërkohë që PD ja ka ofruar këtë koncesion PS-së", u shpreh Bumçi.

Deputeti i PD-së, i cili ka qenë dhe pjesëmarrës në mbledhjen e Seancës Dimërore në Vienë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-s, u shpreh se gjithë faktori ndërkombëtar është kundër kërkesave të PS-së dhe bojkotit.

"E mbyll këtë deklarate duke informuar qytetarët shqiptarë se parlamentarët e Asamblesë Parlamentare të OSBE-s, nga të gjithë vendet e Europës, plus SHBA dhe Kanada, të cilët kanë marrë pjesë direkt në monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri kërkuan në shumë deklarate të tyre ndalimin e bojkotit dhe kthimin e opozitës në kuvend", u shpreh Bumçi.

m.xh/NOA

KOMENTE