Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dade: Topalli po abuzon me fondet
English

Dade: Topalli po abuzon me fondet

Tiranë, 20 Shkurt NOA - "Përfaqësuesit e pushtetit dhe përkatësisht Jozefina Topalli, vazhdojnë të abuzojnë me asetet shtetërore, gjë e cila është venë në dukje edhe nga raporti i vëzhguesve për zgjedhjet e 28 qershorit".

Akuzën e bëri sot deputetja socialiste Arta Dade e cila po ashtu kritikoi Topallikun kur tha se "ajo vazhdon të dezinformojë jo vetëm opinionin publik vendas, por edhe ndërkombëtarët me melodrama për humbje mandatesh dhe për pengesa që krijon Gjykata Kushtetuese në hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit".

Pas rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, një ekip i së cilës do të vizitojë Shqipërinë nesër mbrëma.

Për këtë fakt, Dade theksoi se "ne kemi mbështetjen pa rezerva të grupit socialist dhe demokrat në PE për hapjen e kutive dhe për një investigim të plotë të zgjedhjeve përmes një komisioni parlamentar dhe së fundmi vjen deklarata e Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, njëherazi dhe organizmi që ka vëzhguar zgjedhjet dhe me raportin e të cilit ka patur spekulime dhe abuzime".

Sipas Dades, z.Soares, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së kërkon shprehimisht që përmes një komisioni parlamentar, i cili do të hetojë në mënyrë te thellë dhe të detajuar gjithë procesin zgjedhor, kuptohet konform kushtetutës, e cila nuk e pengon këtë lloj hetimi, që transparenca e zgjedhjeve nuk ka sesi të jetë selektive.

"Vetë transparenca është nga parimet bazë në themel të së cilës është ngritur organizata për siguri dhe bashkëpunim në Europë", - vlerëson Dade.

Ajo tha më tej se "Partia Socialiste do të vazhdojë të këmbëngulë në transparencën e plotë të procesit zgjedhor, për një hetim të plotë, të thellë dhe gjithëdimensional të zgjedhjeve, i cili do të jetë i pakushtëzuar dhe i pa limituar në objektin e vetë, gjithashtu duke ripërsëritur qëndrimin tonë të njohur, se ne e pranojmë rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht që dhe rezultati i zgjedhjeve i shpallur nga Gjykata zgjedhore është mbi bazën e shkeljes flagrante të nenit kushtetues, pra të nenit të kodit zgjedhor, i cili garantonte mbrojtjen e votës".

e.r/NOA

KOMENTE