Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Minxhozi: Qeveria, kërbaç minatorëve
English

Minxhozi: Qeveria, kërbaç minatorëve

Tiranë, 20 shkurt, NOA - Partia Socialiste, përmes deputetit të saj, Qemal Minxhozi ka kritikuar sot mënyrën, me të cilën sipas tij, policia përdori dhunën para Kryeministrisë ndaj një grupi minatorësh që kishin dalë në një protestë paqësore të paralajmëruar prej kohësh. "Minatorët ishin në të drejtën e tyre për të kërkuar atë që u është mohuar prej vitesh. Minatorët ishin atje për të sjellë zërin e të gjithë minatorëve të Shqipërisë, të cilëve që nga viti 2007 në asnjë rast nuk ju janë marrë në konsideratë propozimet dhe kërkesat e tyre. Nuk ishte në të drejtën e saj qeveria që përdori këtë dhunë, në një vend që sot aspiron për anëtar të BE, vend anëtar i NATO-s dhe aq më tepër një vend që mburret se po përmbush standardet demokratike të të drejtave të njeriut", tha Minxhozi në fjalën e tij.

Sipas Minxhozit, minatorët e gjithë Shqipërisë kërkonin as më shumë dhe as më pak premtimet e pambajtura të qeverisë që të bëhen realitet.

"Si është e mundur që mosha e pensionit është në kufirin pranë vdekjes së tyre. Minatorët e kanë tepër të vështirë për të marrë atë pension tej minimal, minatorët e kanë tepër të vështirë të punojnë në këto kushte të vështira pune, kushte skandaloze. Në fushatën elektorale të 2009, premtimet e ministrave të qeverisë ishin lumë, që statusi i tyre do të përmbushej me fillimin e mandatit të ri. Por çfarë ndodh sot? Në vend që ti japin statusin, i japin kërbaçin", përfundoi fjalën e tij Minxhozi.

n.e/NOA

KOMENTE