Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rinisin nga puna pikat doganore në jug
English

Rinisin nga puna pikat doganore në jug

Kakavijë, 20 shkurt, NOA - Kanë rifilluar nga puna pikat doganore në jug të vendit, pas rihapjes së doganave greke në pikat kufitare të Kakavijës, 3 Urave dhe Sopikut, të cilat do punojnë paskëtaj me kapacitet të plotë pas dy ditësh bllokimi.

Ky i fundit ka ndodhur për shkak të nisjes së një greve të paralajmëruar tre-ditore nga ana e doganierëve grekë, të cilët kanë kontestuar qeverinë për pagat aktuale që ata marrin.

Ndëekaq, mediat greke, aludojnë për një grevë tjetër e cila pritet të ndërmerret nga seksioni i doganave në shtetin fqinj, në kuadrin e shumë protestave të shërbimeve publike të cilat po ndiejnë efektin e krizës financiare greke.

Kjo ka bërë që pikat kufitare me Greqinë në jug të vendit të jenë bllokuar për disa herë rresht gjatë ditëve të fundit, pasi sektori doganor në shtetin fqinj ka hyrë disa herë në grevë.

n.e/NOA

KOMENTE