English

Barcelona fiton pa Ibrahimoviç

Spanjë, 21 Shkurt NOA - Barcelaona ka reaguar menjëherë pas humbjes së saj me Atletikon e Madridit duke mundur me rezultatin 4 me 0 ekipin e Racing Santander.

Edhe pse pa Ibrahimoviç në skuadër ekipi i Pep Guardiolës kaloi në avantazh që në minutën e 7 të ojesës së parë falë golit të realizuar nga Iniesta.

Me pas para mbylljes së pjesës së parë për të çuar rezultatin në tre me zero menduan të shënojnë Henry dhe Marquez të cilët duke arritur të realizojnë këto gola, thelluan rezultatin duke e bërë më të sigurt fitoren e kësaj ndeshjeje.

Për të bërë pokerin e në këtë sfidë, Barcelona shënoi dhe golin e katërt me anë të Thiago i cili realizoi në minutat e fundit të kësaj gare.

Me këtë rezultat pozitiv ekipi i Barçës është shkëputur momentalisht me pesë pikë nga vendi i dytë në të cilin ndodhet Reali i Madridit që do të zhvillojë sot ndeshjen e saj.

r.b/NOA

KOMENTE