Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bunesligë, frenohet Bajerni i fitoreve
English

Bunesligë, frenohet Bajerni i fitoreve

Gjermani, 22 Shkurt NOA - Ka qenë një javë që ka dhuruar shumë surprizë në kampionatin Gjerman të Bundesligës 1 ku tashmë janë mbyllur disa nga këto ndeshje. Është ndalur marshi fitues i ekipi të Van Gaal, ai i Bajernit të Mynihut ku në sfidën që kishin me Nurembergun ata nuk shkuan më shumë se barazimi një me një.

Të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht bavarezët ku shënuan me Muller, goli i të cilit u arrit më vonë nga Nurembergu ku për to shënoi Gonducan. Më këtë rezultat përfundimtar të kësaj sfide, Bajern i ka dhënë një mundësi mjaft të mirë ekipit të Leverkusenit të cilët tashmë mund të krijojnë një distancë të vogël shkëputjeje prej dy pikësh.

Një ndeshje tjetër e cila ka dhuruar spektakël dhe shumë gola ishte ajo midis Shtutgardit dhe Këlnit ku të parët fituan me rezultatin e thellë 5 me 1 kjo falë dhe një pokeri golash të shënuar nga sulmuesi Cacau.

Për sa i përket Hamburgut dhe Eintracht ndeshja përfundoi 0 me 0 ku për të ftuarit mungoi dhe njëherë Van Nisterlooy i cili po vuan një dëmtim muskulor. Ndeshja e fundit e cila u luajt ditën e sotme ishte ajo e Borussia Dortmund dhe Hannover ku vendasit fituan bindshëm me rezultatin 4 me 1.

r.b/NOA

KOMENTE