Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ILDKP padit drejtorin e Transporteve
English

ILDKP padit drejtorin e Transporteve

Tiranë, 21 shkurt, NOA - Kujtim Hashorva, zyrtar në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, është kallëzuar penalisht nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), për "deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë".

Sipas ILDKP-së, nga kontrolli i krye për vërtetimin e saktësisë së vetëdeklarimit të subjektit Kujtim Hashorva, rezultoi se zyrtari nuk kishte deklaruar: "Një dyqan 240m² me vlerë 360 mijë euro. Një kredi të marrë në Tirana Bank, në shumën 25 milion lekë. Llogari bankare në emër të tij, në vlerën totale 690 mijë lekë dhe 4000 euro".

Gjithashtu inspektorati deklaron se nga korrespondenca me Tirana Bank, ILDKP është vënë në dijeni se subjekti, me cilësinë e kredimarrësit ka marrë hua në shumën 25.000.000 lekë për blerje dyqani me sip. 240m2, në Tiranë.

"Sipas kontratës së sipërmarrjes, për blerjen e dyqanit ka paguar cash 160.000 euro me lidhjen e kësaj kontrate me investitorin, në dt.15.02.2005. Po ashtu, sipas nxjerrjes se llogarisë së kredisë, rezulton se Kujtim Hashorva, gjatë viteve 2007-2009 ka shlyer kredinë në shumën totale 6.875.000 lekë. Nga analiza e deklarimeve të tij vjetore, ILDKP konstaton se vlera e detyrimeve të shlyera dhe asetet e krijuara, nuk mbulohen me të ardhurat e tij", thuhet në njoftimin që shoqëron kallëzimin penal për drejtorin e ministrisë së Transporteve.

Institucioni i kontrollit të pasurove sqaron se ka pasur kontakte me Harshovën dhe e ka pyetur për këto fakte.

Ndërsa në sqarimet që ka dhënë në ILDKP, Harxhova ka deklaruar se "nuk e kam marrë unë këtë kredi dhe për pasojë nuk ka patur arsye për të likujduar ndonjë vlerë monetare". "Zyrtari ka pranuar që është bërë një kontratë për blerje dyqani, por deklaron se në momentin e nënshkrimit të kontratës së kredisë, ka qenë "për mjekim jashtë shtetit dhe ekzistencën e kësaj kredie e ka marrë vesh shumë kohë më vonë". Po ashtu, për shumën prej 160.000 euro që pretendohet të jetë dhënë prej tij, subjekti thekson se kjo vlerë nuk është paguar, por "është shtuar prej investitorit për të demonstruar garanci dhe kredibilitet në realizimin e marrëveshjes", thuhet në deklaratën e institucionit të kontrollit të pasurive.

Ndërkohë që për depozitat bankare, drejtori i ministrisë së Transporteve ka deklaruar se janë krijuar nga të ardhurat personale dhe familjare.

"Në përfundim të kontrollit të plotë dhe hetimit administativ të ushtuar ndaj deklaratave të interesave private të subjektit Kujtim Hashorva, bazuar në rezultatet e veprimeve verifikuese të kryera, është arritur në përfundimin se subjekti ka bërë deklarim të rremë, nuk ka deklaruar interesat e tij private dhe burimet e krijimit të tyre", thuhet në njoftimin e ILDKP-së.

m.xh/NOA

KOMENTE