English

Inter dhe Sampdoria një barzim me shumë polemika

Milano, 21 Shkurt NOA - Ndeshja e mbrëmjes së djeshme ajo midis Interit dhe Samdporia u mbyll me një rezultat me rrjeta të paprekura 0 me 0.

Pavarësisht nga ky përfundim në këtë ndeshje ndodhi gjithçka ishte e mundshme ku Inter e mbylli pjesën e parë me nëntë lojatrë ku u ndëshkuan me kartonin e kuq, Samuel dhe Cordoba ku ky i fundit u largua pas marrjes së dy kartonëve të verdhë. Më pas për të shtuar polemikat e kësaj ndeshje mendoi sërish gjyqtari i ndeshjes i cili me disa vendime të mara në pjesën e dytë u kontestua shumë nga të dy ekipet ku për tu përmendur është dhe një tjetër karton i kuq ku këtë herë u mor nga Pazini i cili la skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Për sa i përket lojës së zhvilluar mund të themi se rasti më ideal për të shënuar ishte për ekipin e Interit në minutat e fundit të garës ku mundësia ishte për Eton, gjuajtja e të cilit u prit nga Storari duke e çuar atë në një goditje këndi. Nga ky rezultat i Interit mund të përfitojnë ndjekëset e saj të cilat mund të shkurtojnë diferencën e tyre në klasifikimin e Seria A.

r.b/NOA

KOMENTE