Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lutaj: Të zbardhet vrasja e Xhindit
English

Lutaj: Të zbardhet vrasja e Xhindit

Tiranë, 21 shkurt, NOA - Ngjarjet e fundit të rendit në vend kanë bërë që Partia Socialiste të kërkoj nga strukturat e "Policisë së Shtetit funksionimin e tyre sipas kuadrit Kushtetues". Deputeti i PS-së, Pirro Lutaj u shpreh se policia nuk mund të përdoret nga qeveria për të shtyp protesta e qytetarëve, duke ju referuar ngjarjes së ndodhur dje para kryeministrisë me minatorët.

"Ngjarjet e rënda të ditëve të fundit në qytetin e Vlorës, ku në shënjestër kanë qenë përfaqësues të opozitës e posaçërisht Deputeti e Kryetari PS, Eltar Deda dhe një këshilltar i bashkisë; ngjarja e rëndë në qytetin e Sarandës, ku në shënjestër ka qenë një ish prokuror. Si dhe 3 vrasjet makabre të ndodhura në Rajonin e Kamzës brenda një periudhe të shkurtër kohe, janë tregues i qartë se tashmë veprimtaria parandaluese e strukturave të Policisë së Shtetit është një term i harruar", u shpreh Lutaj.

Deputeti i PS-së, ka kërkuar nga policia dhe organet e drejtësisë zbardhjen e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi.

Sipas tij, pas afro një viti, policia nuk mund të justifikohet më me mos gjetjen e autorëve.

"Edhe pak ditë duhen të bëhet 1 vit, që është ndarë nga jeta si pasojë e një vrasje makabre në derë të shtëpisë ish-Deputeti PS, shoku dhe bashkëpunëtori ynë i paharruar, Fatmir Xhindi. Në fakt, deri tani as ne koleget, as opinioni, por as familjarë dhe nëna moshëthyer e të ndjerit Fatmir Xhindi nuk dimë çpo bëjnë strukturat e shtetit për ta zbardhur këtë ngjarje të rëndë, madje konstatojmë me keqardhje se puna e tyre për të hedhur dritë mbi të është zbehur në mos është lënë në harresë", u shpreh Lutaj.

m.xh/NOA

KOMENTE