English

Reshjet, KESH nis derdhjet nga kaskadat

Tiranë, 21 shkurt, NOA - Koorporata Elektroenergjike në Shqipëri ka nisur shkarkimin e liqeneve të hidrocentraleve të kaskadës së lumit Drin, pas shtimit të ndjeshëm të prurjeve të këtij lumi. Një gjë e tillë sipas autoriteteve po ndodh për shkak të reshjeve të shumta që kanë rënë gjatë fundjavës, të cilat kanë shtuar edhe sasinë e ujit të pranishëm në kaskada, i detyrueshëm për t'u shkarkuar medoemos. Por të gjithë duket se i druhen shkaktimit të një niveli të lartë përmbytjesh si ato gjatë muajit janar në zonën e Shkodrës në veriperëndim të Shqipërisë, e cila u përmbyt pas daljes nga shtrati të lumenjve, Drin, Bunë dhe Kir.

Bilanci i shkaktuar nga kjo derdhje uji prej kaskadave ishte mbi 11 mijë ha tokë dhe 5000 shtëpi të përmbytura, si dhe 2500 familje të evakuara.

Ndërkaq, zona e Shkodrës bëhet me dijeni se sot është vizituar nga ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha.

Ai tha se situata është dinamike dhe se po vëzhgohet hap pas hapi, por nuk e përjashtoi mundësinë e evakuimit të banorëve nëse situata do të përkeqësohet, gjithsesi pohoi se gjithçka po mbahet nën kontroll.

n.e/NOA

KOMENTE