Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiger kërkon të kthehet në lojën e tij të golfit
English

Tiger kërkon të kthehet në lojën e tij të golfit

SH.B.A, 21 Shkurt NOA - Ka qenë shfaqja e parë e Tiger Woods në televizionet publike pas skandalit që e kishte përfshirë atë në jetën private.

Ai është paraqitur tepër i prekur dhe ka folur ndër lot duke i kërkuar falje të gjithëve për atë çka ndodhi me numrin një të golfit kohët e fundit. Gjithashtu ai theksoi se nuk do të përsërisë më gabimet e tij të së shkuarës dhe kërkon të fitojë respektin e gruas së tij.

"Dua të rikthehem në sportin tim si protagonist, por nuk mund të them i sigurt se kur do të ndodhë kjo", - deklaroi Tiger duke shprehur dëshirën e tij për tu rikthyer në sportin e golfit.

Në këtë deklaratë të dhënë nga numri i një i golfit, 34 vjeçari nuk ka mohuar mundësinë e tij të rikthimit pikërisht këtë vit.

Pavarësisht nga deklaratat e Tiger gjendja e tij mbetet ende e tensionuar dhe sipas shtypi në SH.B.A rikthimi i tij në sportin e golfit mendohet të ketë një kohë më të gjatë.

r.b/NOA

KOMENTE